Një 15-vjeçar është zhdukur pa asnjë gjurmë prej 3 ditësh në Pogradec, duke alarmuar familjen e tij.
Babai i të miturit ka bërë denoncimin në polici, duke thënë se 15-vjeçari është larguar nga banesa prej datës 21 shtator dhe nuk është kthyer më, duke humbur çdo kontakt. Babai ka thënë se nuk e kontakton dot as në telefon dhe as nëpërmjet lidhjeve të tjera shoqërore.
Policia konfirmon se po punohet për gjetjen e të miturit, duke u përpjekur nëpërmjet gjeolokimit, nga rrjeti social apo qelizat telefonike të mundshme.
“Në Komisariatin e Policisë Pogradec ka kallëzuar shtetasi A. B., 41 vjeç, banues në Çëravë, se më datën 21 shtator, është larguar nga banesa, djali i tij 15 vjeç”-, thanë burime zyrtare.