Një turist portugez është zhdukur mbrëmjen e së dielës në Sarandës. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në afërsi të lagunës, në vendin e quajtur “Buka e Vivarit”, ku 57-vjeçari ndodhej me disa miq të tij.

Ai ka hyrë në det, por ky ka qenë dhe momenti i fundit kur është parë nga miqtë e tij. Shërbimet e Policisë Kufitare Sarandë, në bashkëpunim dhe me patrullat nga toka, vijojnë kërkimet në det dhe në zonën përreth bregut.

Grupi hetimor i ngritur nga Komisariati i Policisë Sarandë po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.