Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Vlorë, ku një apartament është përfshirë nga zjarri. Raportohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën Transballkanike. Situata ka krijuar ankth dhe panik tek banorët, të cilët kanë dalë menjëherë jashtë banesave për shkak të rrezikut.

Forcat zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve dhe neutralizimin e situatës. Nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka rrethuar zonën, pritet që ajo të hetoj më shumë rreth kësaj situate.