Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë natës tek  “Shkëmbi i Kavajës”,  ku një 18-vjeçar, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, dhe për pasojë automjeti është përplasur me ambientet e jashtme të një hoteli.

Nga përplasja ka humbur jetën një punonjës i pastrimit dhe gjelbërimit, i cili në momentin e përplasjes, ishte duke pastruar. Po ashtu të dëmtuara edhe dy vajza, të cilat ishin pasagjere në këtë automjet, të cilat ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Gjithashtu Policia thekson se 18-vjeçari është shoqëruar në Komisariatin e Policisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë:

Durrës/Informacion paraprak

Në orët e para të mëngjesit, në vendin e quajtur “Shkëmbi i Kavajës”, shtetasi B. H., 18 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, dhe për pasojë automjeti është përplasur me ambientet e jashtme të një hoteli.

Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën shtetasi B. B., rreth 50 vjeç (punonjës pastrimi dhe gjelbërimi), i cili në momentin e përplasjes, ishte duke pastruar.

Gjithashtu, nga përplasja janë dëmtuar shtetaset F. D., 20 vjeçe dhe L. P., 20 vjeçe, pasagjere në këtë automjet, të cilat ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi B. H. është shoqëruar në Komisariatin e Policisë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.