Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mesnatën e kaluar në aksin rrugor Fushë Krujë-Milot.
Bëhet me dije nga informacioni zyrtar i policisë se një automjet me drejtues shtetasin A. D., 39 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. A., 30 vjeç.
Si pasojë e përplasjes kanë ndërruar jetë të dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjerët, shtetasit Sh. B., 20 vjeç, dhe A. K.,16 vjeçe, që ndodheshin në automjetin që drejtonte shtetasi A. A.
Gjithashtu, është dëmtuar shtetasja R. H., 34 vjeçe, pasagjere në automjetin që drejtonte shtetasi A.A., e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./ Gazeta Shqip