Një i dënuar për vrasje ka ndërruar jetë ditën e sotme në spitalin e burgjeve. Është fjala për 80-vjeçarin Adem Tale, i dënuar me 35 vite burg për vrasjen e gruas së tij me sëpatë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në 4 prill të vitit 2018.

Ndërkohë sipas njoftimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, i dënuari Adem Tale nga Kukësi ka ndërruar jetë si pasojë e arrestit kardio-respirator. 80-vjeçari ishte shtruar në spital me datë 6 qershor. Ai ishte dënuar me 35 vjet burg për vrasje.

Njoftimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve:

Sot me datë 18.06.2023, në Spitalin e Burgjeve në orën 09:10 si pasojë e arrestit kardio-respirator, ka ndërruar jete në Reanimacionin e Qendrës Spitalore të Burgjeve i dënuari Adem Tale, i datëlindjes 1943, lindur e banues në Kukës!

I ndjeri ka ardhur nga IEVP Durrës dhe është shtruar në Qendrën Spitalore të Burgjeve në datën 06.06.2023. Ai është dënuar me 35 vjet për vrasje.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve menjëherë njoftoi Prokurorinë, SHKBB, oficerët e policisë gjyqësore në Komisariatin e Policisë Nr. 4 Tiranë për kryerjen e veprimeve proceduriale.

Dejtoria e Përgjithshme e Burgjeve i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit Adem Tale.