Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në njësinë Pult pranë Dukagjinit.
Një automjet tip fuoristradë ka dalë nga rruga dhe ka rënë në humnerë, ndërsa mësohet se një person ndodhet në gjendje të rëndë.
Personi i plagosur është identifikuar si Gjelosh Rushaj, ndërsa nuk dihet ende gjendja e tij.