Mesditën e sotme është paraqitur në spitalin e Pukës një 46-vjeçar me inicialet M.P, pasi dyshohet se ka prerë veten me thikë.

Sipas familjarëve, ai vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Njoftimi i Policisë: 

Pukë/Informacion paraprak

Rreth orës 13:40, në spitalin e Pukës, është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore shtetasi M. P., 46 vjeç, banues në Pukë, i cili dyshohet se ka dëmtuar veten, me mjet prerës (thikë), në banesë.

Sipas deklarimeve të familjarëve të tij, 46-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.