Një fëmijë i moshës 4 vjeçare është rrëzuar nga kati i dytë i banesës në një fshat të Sarandës.

Policia bën me dije se ai është nisur me urgjencë me helikopter drejt Tiranës në spitalin e Traumës.

Bëhet me dije se bëhet fjalë për vajën 4 vjeçare me inicialet A.N. Nga rrëzimi ajo ka marrë plagë në kokë dhe mësohet se gjendja e saj është e rende.

Në vendngjarje grupi hetimor, po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Sarandë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 15:20, në spitalin e Sarandës është paraqitur për ndihmë mjekësore, një fëmijë i moshës 4 vjeç, i cili dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga kati i dytë i banesës, në fshatin Berdenesh, Sarandë.

Fëmija do të dërgohet në Spitalin e Traumës, në Tiranë, për ndihmë mjekësore më të specializuar.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.