Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Vlorë, ku një person ëshët gjetur i vdekur.
Mësohet se viktima është identifikuar si Nadir Gjata, i cili është dhe pronari i një agjencie turistike pranë portit të Vlorës.
Trupi është gjetur i vdekur në makinën e tij, por familjarët hedhin dyshime se ai është vrarë dhe kanë deklaruar se viktima “ka goditje në kokë dhe nuk iu gjet çanta që kishte me vete”. Sipas familjarëve, viktimës i është vjedhur dhe një shumë parash.