Një 52-vjeçar, i cili shfaqi probleme shëndetësore në burgun e Fierit ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në burgun e Fierit dhe dyshohet që shkak i vdekjes ka qenë një infarkt.

Shoku i dhomës ka konstatuar problemin shëndetësor dhe ka njoftuar autoritetet të cilat kanë marrë masat për ta dërguar në spital.

Fatkeqësisht 52-vjecari ka mbërritur pa shenja jete në spitalin e Fierit.