Gazetari Ardi Hoti ka zbuluar detaje të reja sot në lidhje me konfliktin e pronësisë, që i mori jetën gjyqtarit Astrit Kalaja.
Sipas gazetarit, banorët që jetojnë në pallatin e kthyer në “mollë sherri” fajësojnë ish-kryebashkiakun Lorenc Luka, i cili sipas tyre e ka shitur godinën pa miratimi ne Këshillit Bashkiak. Blerëse raportohet se ka qenë familja Shkambi, e cila ka pretenduar dhe pronësinë e tokës, si trashëgimi nga paraardhësit.
“Mbrëmë ka patur dhe një deklaratë nga familjarët që jetojnë tek prona, e cila u bë ‘mollë sherri’ për ngjarjen e rëndë. Ata pretendojnë se pala tjetër ka dokumente të falsifikuara dhe për këtë fajësojnë kryetarin e bashkisë të Shkodrës të vitit 2012, i cili është Lorenc Luka. Sipas banorëve, Luka ka bërë një shitje të ndërtesës, pa marrë miratimin e Këshillit Bashkiak. Banorët jetojnë prej 32 vitesh në ato banesa. Ata kanë patur beteja ligjore dhe kanë jetuar me ankthin se do mbeten pa shtëpi. Kanë kërkuar dhe vijojnë të kërkojnë ndërhyrjen e shteti për ta zgjidhur konfliktin.”– tha ai.