Makina që shihni në foton e mësipërme është automjeti tip “Toyota Yaris”, që dyshohet se u përdor nga autorët e atentatit në afërsi të Rinasit, ku u ekzekutua Gilmando Dani dhe u plagos rëndë Muçi Shaljani.
Siç shihet edhe në pamje, automjeti është gjetur plotësisht i shkrumbuar në një zonë të pyllëzuar në fshatin Halil të Krujës, aty ku autorët dyshohet se e kanë djegur për të zhdukur gjurmët.
Policia, nëpërmjet një njoftimi zyrtar, ka bërë me dije se gjatë kontrollit në mjet janë gjetur katër armë zjarri, të cilat janë sekuestruar si prova materiale. Grupi hetimor po kryen ekspertizat për të përcaktuar nëse armët e gjetura janë përdorur në atentatin ndaj Danit dhe Shaljanit, ndërsa vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.



