Në vigjilje të Pashkës katolike, sonte besimtarët marrin pjesë në meshën që mbahet në Katedralen e “Shën Palit” në kryeqytet, nën udhëheqjen e Arqipeshkvit Metropolit, Imzot Arjan Dodaj. Mesha nis në orën 21:45 dhe zgjat deri në orën 01:30 të mëngjesit të nesërm.
Ndërkohë, prej orëve të para të mëngjesit, besimtarët i janë drejtuar kishave, për bekimin e ushqimeve traditë e festes së Pashkës. Përgatitjet e festes i kanë nisur prej ditësh dhe me gëzim presin shpalljen e lajmit Krishti u ringjall.
Teksa flasin për simbolikën e festës së Pashkës besimtaret e krishtere, adresojnë lutjet e tyre për shëndet, paqe e begati në familje.
Bekimi i ushqimeve është një traditë e hershme për këtë feste pasi kërkohet bekimi i gjithë familjes, përmes ushqimit. Pashkët, kremtohen tek besimtarët e katolik si ringjallja e Krishtit, ku përgatitja nis me 7 javëshin e Kreshmëve ose agjërimit.
Mbrëmë, qindra besimtarë katolikë u mblodhën në sheshin nënë Tereza në Tiranë për të kremtuar Udhën e Kryqit, duke ndjekur 14 ndalesat që përkujtojnë mundimet e Jezu Krishti drejt kryqëzimit.
Në lutjen e tij, Imzot Arjan Dodaj foli për rëndësinë e reflektimit dhe solidaritetit, duke dhënë edhe mesazhe për drejtësinë.
