Një 16-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se ka plagosur me thikë xhaxhanë e tij pas një konflikti familjar.

Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur pasi xhaxhai e kishte kapur të miturin duke konsumuar lëndë narkotike, të dyshuar hashash, dhe kishte njoftuar të atin e 16-vjeçarit për këtë problematikë.

Mësohet se, pas këtij momenti, i mituri ka marrë një thikë dhe ka goditur dy herë xhaxhanë e tij, duke i shkaktuar plagë të rënda.

Policia ka arrestuar 16-vjeçarin, ndërsa i plagosuri është transportuar në spital, ku po merr ndihmën mjekësore. Rrethanat e plota të ngjarjes janë ende nën hetim.