Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi ishte i ftuar sot në emisionin “Breaking” në Top News, ku foli edhe për shpërthimin me tritol që ndodhi në shtëpinë e kolegut të tij, Xhelal Mziut.

Korreshi zbuloi se pas ngjarjes e telefonoi Mziun dhe i thasë është pranë tij për gjithçka që ai mund të ketë nevojë. Ai shtoi se nuk e pyeti për arsyes se pse ndodhi ngjarja, por shtoi se ai vetë beson që është një përplasje politike.

“Unë e kam telefonuar pas ngjarjes. Nuk e kam pyetur për arsyen. I kam thënë thjesht ka mbështetjen time për gjithçka. Familjarët janë të tronditur. Nuk dija çfarë t’i thosha tjetër. Nuk mendoj se arsyeja ka të bëjë me diçka tjetër jashtë politikës, sepse kohët e fundit kam qenë me të në kafe dhe e kam parë tepër të relaksuar dhe jo të shqetësuar. Nuk ka patur asnjë shqetësim tjetër. Mendoj që është arsye politike, ndoshta dhe për të rritur tensionet.”– tha Korreshi.