Gjatë prezantimit të raport-progreseve të vendeve kandidate për në BE përpara Komisionit të Jashtëm të PE, Marta Kos, i është përgjigjur pozitivisht pyetjes nëse Shqipëria mundet të mbyllë grupkapitujt në vitin 2027.

Marta Kos shton se është shumë punë për tu bërë dhe se vendet kandidate kanë mbështetjen e mekanizmave evropianë për të përmbushur qëllimet e tyre.

“Procesi i integrimit për të mbyllur kapitujt deri në 2027 është e mundur. Këto janë ambicie të Shqipërisë. Ne nuk e ndajmë BE me vendet kandidate. Do të shohim çfarë do të bëjë qeveria dhe deri në 2027 është e mundur,, por ka akoma shumë punë për tu bërë. Mendoj se procesi negociues ka nevojë për 1 apo 2 vite për të parë deri në vitin 2027 për t’iu bashkuar Komisionit Evropian”, tha Marta Kos.