Një fokë e ngordhur është gjetur brenda ambienteve të Bazës Ushtarake të Pashalimanit. Një ditë më parë, kafsha është parë duke notuar në mënyrë të pazakontë pranë gadishullit të Karaburunit nga të huaj që kanë eksploruar këtë zonë, ndërsa sot është gjetur në breg e ngordhur.

Dyshohet në mënyrë paraprake se mund të jetë dëmtuar nga peshkimi me eksploziv (dinamit), por kjo nuk është konfirmuar, apo dhe e ngordhur. Specialistët e Agjencia e Zonave të Mbrojtura po shqyrtojnë rastin dhe pritet një verifikim për të përcaktuar shkakun e ngordhjes së saj.

Kujtojmë se fokat janë shfaqur kohët e fundit në ujërat detare të gjirit të Vlorës. Para disa ditësh, një tjetër fokë u filmua duke u ushqyer me një oktapod, ndërsa para dy vitesh një tjetër fokë është afruar brenda ambienteve të ankorimit të skafeve, në Radhimë.