Është ndarë nga jeta parakohe publicisti dhe gazetari i njohur Artur Zheji. Ai ka humbur jetës sot në moshën 64-vjeçare, ndërsa ndodhej në Sarandë.

Sipas burimeve, Zheji ka pësuar një arrest kardiak teksa ndodhej në një restorant në rrugën “Butrinti”, ku po drekonte me bashkëshorten dhe djalin. Ai u transportua me urgjencë me autoambulancë drejt spitalit “Petro Nako”, por fatkeqësisht mbërriti atje pa shenja jete.

Artur Zheji ishte gazetar, publicist dhe drejtues emisioni, pjesë e ekranit dhe medias shqiptare prej shumë vitesh. Zheji ishte i biri i euriditit të njohur shqiptar Petro Zhejit dhe aktores së njohur shqiptare Besa Imamit.