Ka ndërruar jetë  jetë në moshën 89-vjeçare, akademiku i njohur Rexhep Qosja. Lajmin e hidhur e kanë konfirmuar vetë familjarët e Qoses përmes një njoftimi në faqen zyrtare në “Facebook”.

Në njoftim thuhet më tej se ai është varrosur sot në pranë të një rrethi të ngushtë familjarësh, e po ashtu me dëshirën e të ndjerit, nuk do organizohet ceremoni pritjeje nga familja, e as nuk do të marrin pjesë në organizime institucionale.

“Njoftojmë se sot, më datë 23.4.2026 është ndarë nga jeta dhe është varrosur Rexhep Qosja. Varrimi u zhvillua në praninë e anëtarëve të ngushtë të familjes. Me dëshirë të të ndjerit, nuk do të organizohet ceremoni pritjeje nga familja. Familja nuk do të marrë pjesë në organizime institucionale. Lusim që privatësia jonë të respektohet dhe të na mundësohet të mbajmë zi në qetësi”, thuhet në njoftimin e publikuar nga nipi Valjet Rexhepi.

Rexhep Qosja lindi më 25 qershor 1936, ndërsa njihet si shkrimtar me një penë të vyer, kritik letrar dhe historian. Si shkrimtar, ai njihet kryesisht për romanin e tij të vitit 1974 “Vdekja më vjen nga sy të tillë”, i përkthyer në shumë gjuhë, “Një dashuri dhe shtatë mëkate” (2003), “Nata është dita jonë” (2007) “Bijtë e askujt” (2010), “Sekretet e zbuluara” (2020) e shumë të tjerë.