Ka ndërruar jetë në moshën 96-vjeçare Tomor Dosti, dy herë deputet i Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Dosti lindi në Gjirokastër në vitin 1930, dhe ishte i biri i ish-ministrit Hasan Dosti. Ai kaloi një fëmijëri të shënuar nga ngjarje tragjike, pasi pas arratisjes së babait dhe vëllait, ndërsa e ëma u pushkatuan nga gjermanët gjatë Luftës së Dytë Botërore, ai dhe familja e tij u persekutuan.

Tomor Dosti u arrestua në vitin 1953 dhe u dënua me 20 vjet burg për “tentativë arratisjeje”. Pas një periudhe të gjatë vuajtjeje, ai u dënua për herë të dytë, duke kaluar 25 vjet të tjera në burgun e Burrelit, mes personaliteteve të shquara të Shqipërisë.

Pas daljes nga burgu, ai përjetoi kalvarin e internimit, së bashku me familjen e tij, duke jetuar në kushte të vështira për shumë vite.

Më 1991, pas rënies së regjimit komunist, Dosti iu bashkua Partisë Demokratike, duke ofruar kredibilitetin e tij politik dhe atë familjar në jugun e Shqipërisë. Ai ishte një nga figurat e rëndësishme të partisë, duke kontribuar në krijimin e një profili të djathtë për PD-në, së bashku me figura të tjera të shquara si Pjetër Arbnori, Leka Totën, Uran Butkën dhe Ajet Rusin. Ky grup e formoi një moralisht të fortë parti të re, pas një periudhe të gjatë diktature.

Dosti ishte nënkryetar i PD-së në vitet e para të funksionimit të saj dhe u zgjodh deputet në dy legjislatura (1991-1996). Pas vitit 1998, ai u tërhoq nga politika aktive, duke lënë një pasuri të madhe kombëtare në shërbim të PD-së dhe vendit.