Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm Ksamilin, ku një vajzë 4-vjeçare ka humbur jetën në rrethana tragjike, pasi është goditur aksidentalisht nga automjeti që drejtohej nga babai i saj.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në një parkim privat, teksa babai po kryente një manovër me automjetin. Gjatë lëvizjes, makina ka goditur të miturën.

Pavarësisht ndërhyrjes dhe përpjekjeve për t’i dhënë ndihmën e nevojshme, 4-vjeçarja nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të plagëve të marra.

Pas ngjarjes, në vendin e aksidentit kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur verifikimet për të përcaktuar me saktësi dinamikën dhe rrethanat e ngjarjes.