Një elektricist 55-vjeçar, punonjës i OSHEE-së, ka ndërruar jetë në Himarë.

I ndjeri ka qenë në detyrë gjatë orëve të mbrëmjes, kur Himara dhe Saranda u përballën me një stuhi të fortë.

55-vjeçari ka qenë i hipur në shtyllë, duke tentuar të rilidhë një kabëll energjie, kur i është shkëputur rripi i sigurisë që e lidhte për mesi. Kjo ka bërë që të rrëzohet nga shtylla në një lartësi 9 metra e për pasojë të ndërrojë jetë.

Stuhia e shoqëruar me erëra të forta solli shkëputje të energjisë elektrike, ndërkohë që pati pemë të rrëzuara dhe automjete të dëmtuara.