Një përplasje në distancë ka ndodhur mes regjisozir Edmond Budina dhe aktorit Robert Ndrenika. Përplasja ka filluar për shkak se Ndrenika mori pjesë në spotin elektoral të PS-së, gjë që të cilën, Budina e ka konsideruar si veptim të turpshëm. Buduina në “Neës 24” ka thënë se nuk e gjykon Ngrenikën për veprimet e tij, por ka thënë se ai është bashkuar me krimin. Ndërkohë që për marrëveshjen që ka bërë vetë me PD-në Budina tha se nëse Basha nuk i mban premtimet, ai do t’i kundërvihet.

“Unë nuk dënoj asnjë që ka bindje të caktuara politike. Është e drejtë e çdo individi të bëjë zgjedhjen e tij por njeriu duhet të ketë një lloj koherence. Unë asnjëherë nuk kam thënë që do të shtrihem para teatrit, apo do vërvitem në varr nëse teatri shembet. Për mua është e pakonceptueshme që si artistët, të mos pranojë idenë e ruajtje se teatrit dhe ndërtimit të një të riu diku tjetër. nuk e koncepetoj dot si mundet të biesh dakord me një shtet e një qeveri që dhunon koleget dhe e shemb teatrin me kolegët e tu brenda.

Është jashtë mendjes të mos të të dhimbset që rruspa i bie teatrit me kostumet varur. Dhe të mos thuash asnjë llaf. Çfarëdo interesi të kesh! Për mua është e turpshme. Megjithatë, unë as i kam gjykuar as nuk i marr nëpër gojë. Unë kam qenë ky që jam. Unë nganjëherë iu qaj edhe hallin se mund të kenë edhe halle shumë të mëdha. Secili bën zgjedhjen e vet, nuk i vë në kryq, por koherenca vlen në këtë botë. U bashkuan me krimin, ata janë të politizuarit e parë. Unë nuk e kam firmosur atë marrëveshjen me PD-në, por i kam thënë Bashës që atëherë në sallë, nëse nuk e mban fjalën më ke kundër. Nëse ata që vijnë në pushtet nuk mbajnë premtimin do jemi kundër tyre,” tha Budina.

Pas intervistës së Budinës, Ndrenika bëri një status në Facebook ku shkroi se në teatër Budina u katapultua si zv/sekretar partie dhe se më vonë ai “përqafoi” proceset demokratike. Ndrenika gjithashtu shkroi se në kohën kur ishin në teatër, Budina mbante veshur vetëm një golf të zi dhe të palarë, ndërkohë që pasi përqafoi proceset demokratike, ai gjeti një pardesy të bardhë.

“Lavdi Perëndisë që jam ende gjallë…Ky Edmondi B…(udina) në teatër u katapultua zv sekretar partije dhe i thoshte org.bazë (çerdhja e gjarpërinjëve) kujdes nga Ndrenika se është reaksionar…por faleminderit se në stërvitje ushtarake më lejonte vetëm pushkë druri (që ishte shumë më e lehtë) po për “hir të s’vërtets” përqafoi shpejt proceset demokratike dhe se nga gjeti një pardesy të bardhë se deri në atë kohë mbante një golf leshi të zi dhe të pa larë !!!”, shkroi Ndrenika.