Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve e cila është më 20 nëntor, seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë ka nisur me një moment simbolik.
Një nxënëse ekselente, përfaqësuese e brezit të ri, do të drejtojë seancën së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi.
Peleshi, gjatë fjalës së tij, theksoi rëndësinë e kësaj dite dhe përkujtoi se çdo vendim i marrë nga institucioni i Kuvendit ka ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e fëmijëve.
“Të na kujtojë që çdo vendim që marrim ka ndikim në jetën e tyre”, u shpreh Peleshi, duke i dhënë kështu një dimension të veçantë seancës plenare të sotme, e cila synon të ngrisë ndërgjegjësimin për të drejtat e fëmijëve dhe rëndësinë e angazhimit institucional për mbrojtjen e këtyre të drejtave.
