Një 15-vjeçare shqiptare u shpall e zhdukur nga familjarët e saj prej më shumë se një jave. Megjithatë një lajm i mirë shkoi për familjen Jusufi në Gjermani, pasi Rahmone u gjet.
Sipas mediave gjermane, e mitura kishte humbur kontaktet me të afërmit që nga data 11 shtator dhe për herë të fundit ishte parë në qytetin Maxdorf, në Gjermani.
Pas njoftimit për zhdukjen e shqiptares, policia u vu në lëvizje dhe pas 6 ditësh, raportohet se Rahmone Jusufi është gjetur shëndoshë e mirë.
Familjarët e vajzës përmes rrjeteve sociale kanë njoftuar se adoleshentja është kthyer në shtëpi, teksa shprehin falënderimet për ata që ndihmuan në gjetjen e Rahmones.