Një krim i rëndë është zbardhur në Greqi, duke hedhur dritë mbi zhdukjen e një 75-vjeçareje.
Sipas mediave vendase, e moshuara Saniko Tsaoussi rezultonte e zhdukur që prej vitit 2022, në fshatin Alikianos, të Chanias. Ajo ishte parë për herë të fundit më 23 shtator të vitit 2022, pranë varrezave të fshatit dhe që nga ai moment nuk kishte më asnjë gjurmë. Tashmë, dyshimet kanë rënë mbi priftin e fshatit, i cili dyshohet se e ka përplasur me makinë dhe më pas, së bashku me dy shtetas çekë që punonin në varreza, kanë zhdukur trupin për të fshehur krimin.
Fëmijët e të moshuarës kishin ngritur alarmin se ajo ishte vrarë, pasi ditën e zhdukjes kishin gjetur një pellg gjaku pranë vendit ku ajo ishte parë për herë të fundit, por policia kishte deklaruar se gjaku i përkiste një kafshe.
Tashmë pas dy vitesh, policia ka rinisur hetimet, duke akuzuar priftin se e ka përplasur me makinë teksa ajo po kalonte rrugën. Pritet që prifti përpara të dalë para organeve hetimore, pasi është proceduar për vrasje me dashje në një gjendje shpirtërore të qetë dhe me keqdashje të mundshme.