Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në Durrës, ku një 28-vjeçar filipinez ka humbur jetën tragjikisht pasi ra në kontakt me energjinë elektrike, gjatë kohës kur po punonte me një pompë për heqjen e ujit nga një varkë.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00, ndërsa 28-vjeçari me iniciale A.R ka ndërruar jetë në vend. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 12:20, në lagjen nr. 1, Durrës, në një varkë që ndodhej në det, shtetasi filipinez A. R., 28 vjeç, punëtor i një firme private, duke punuar me një pompë për heqjen e ujit nga varka, ka rënë në kontakt me energjinë elektrike. Si pasojë, ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes