Rreth 30 persona protestuan në Korçë mbasdite e sotme në Korçë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Rama.

Në një tubim paqësor, qytetarët korçarë tregojnë arsyet që sipas tyre kryeministri i vendit duhet të japë dorëheqjen, ndërsa theksojnë korrupsionin si faktorin kryesor.

Ditën e nesërme pritet që studentët e universitetit të Korçës të bojkotojnë mësimin ndërsa kanë paralajmëruar tubim paqësor para këtij institucioni arsimor.