Në foltoren që po zhvillon sot në Elbasan, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha është bërë nostalgjik, teksa nuk kanë munguar akuzat ndaj qeverisë.

Berisha kujtoi disa episode të kaluara, një prej tyre për zgjedhjet e vitit 2021, ku përsëriti se edhe ato u vodhën. Berisha u shpreh se para zgjedhjeve, i kërkoi Lulzim Bashës, në atë kohë kryetar i PD, që të mbronin votat, por sipas tij, ai u mor me gjëra të tjera.

“Në mënyrë absolute Rama i rrëmbeu me dhunë zgjedhjet, me forcë, me mjete të ligjshme e të paligjshme. Por e kisha thënë se do mbroj votën, e kisha bërë njëherë unë atë më 2001, betejë e vështirë. Edhe më 2021 i vodhi zgjedhjet ai, aq sa dha i mori, shkruajta edhe artikull se vota vdiq pa hyrë në kuti. Thirra kryetarin e partisë dhe i thashë se do mbrojmë votën, por ai u mor me gjëra të tjera dhe iku”-, tha Berisha.