PS renditet e para në Dibër me 56.3%! Ja sa vota ka marrë PD-ASHM
Janë hapur 221 kuti në qarkun e Dibrës nga 222 që janë në total ku sipas rezultateve kryeson Partia Socialiste.
Partia Socialiste ka siguruar si duket një fitore të qartë në këtë zonë me 56.3%, përkatësisht 32,703 vota, duke lënë prapa me diferencë të konsiderueshme rivalin kryesor.
Koalicioni PD-ASHM ka marrë 22,013 vota ose 37.9%, duke u renditur i dyti, ndërsa PSD ka dalë e treta me 2.3% ose 1,316 vota.
Rezultatet sipas partive pjesëmarrëse në zgjedhje:
Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) – 32,703 vota – 56.3%
Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) – 22,013 vota – 37.9%
Partia Socialdemokrate (PSD) – 1,316 vota – 2.3%
Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) – 714 vota – 1.2%
Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) – 630 vota – 1.1%
Partia Mundësia – 330 vota – 0.6%
Lëvizja Bashkë – 238 vota – 0.4%
Lëvizja Atdheu (LA) – 50 vota – 0.1%
Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) – 39 vota – 0.1%
Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) – 23 vota – 0.0%
Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) – 17 vota – 0.0%