Deputeti Erion Braçe ka denoncuar përmes rrjeteve sociale bllokimin e një pjese të trotuarit në Njësinë Administrative nr. 7 në Tiranë, nga ndërtimi i një rezidence për stafin diplomatik të Kinës në Shqipëri. Sipas tij, objekti po ndërtohet nga vetë Republika Popullore e Kinës, ndërsa një pjesë e hapësirës publike është zënë nga muri rrethues i godinës.

Braçe publikoi pamje nga zona dhe kritikoi ngushtimin e trotuarit, duke thënë se qytetarët detyrohen të ecin me vështirësi mes murit, pemëve dhe makinave të parkuara.

“Mirëmëngjes nga Tirana, Njësia 7. Në terren, si deputet i gjithë Tiranës, në betejën për hapësirën publike dhe trotuaret. Kjo këtu është një leje ndërtimi për një rezidencë me mur rrethues në favor të Republikës Popullore të Kinës. Ka marrë një pjesë të trotuarit publik, shiheni. Kur ma thanë nuk e besova. Edhe pse e kuptoj fuqinë dhe madhësinë e Kinës, thashë nuk ka mundësi. Por në këtë vend është e vërtetë që ka një fuqi që edhe të huajt i bën të sillen si ne. Në Kinë nuk do e bënin, këtu e bëjnë që ç’ke me të. Trotuari, siç është katandisur, të krijon mundësi të ecësh në njëshkolonë. Ose do përplasesh me murin, ose me pemën, ose me makinat. Nënat me karrocat e fëmijëve as që bëhet fjalë të kalojnë. Dhe janë plot 150 hapa gjatësi që janë katandisur kështu. Nuk kam më fjalë për çfarë po ndodh me ndërtimin në Tiranë. Ky shembull mi mori të gjitha. Kina, eeej! Por një pyetje do e bëj ama: A ndërton kush më në këtë qytet pa i rënë në qafë hapësirës publike?”, shkruan Braç