Deputeti demokrat, Edi Paloka, ka sulmuar kreun e Partisë Mundësia, Agron Shehaj, duke e akuzuar se bën lojën e Ramës
Sipas Palokës, pasi PD i shtriu dorën e bashkimit duke dalë me një kandidat të vetëm në zgjedhjet lokale për bashkinë e Tiranës, tani ka dalë me variante të reja.
Këtë ai e quajti rritje e mendjes nga Shehaj që sipas Palokës, bashkë me disa parti opozitare po ushqejnë ambicien për pushtet, duke shpresuar për një largim të shpejtë të Ramës.
“Në fakt kjo është fatkeqësia, ndërkohë që ti i kërkon bashkim i shtrin dorën partive të opozitës, këtu ose dikujt i rritet mendja, sepse është ngritur fryma se Rama nuk e ka të gjatë. Ndjehet një lloj fryme se Rama do iki dhe do marrë një post të rëndësishëm jashtë, dhe kjo mbase i nxit këto partitë e vogla që fillojnë të mendojnë për pushtetin”, tha Paloka.
