Teksa na ndan vetëm një orë nga nisja e protestës së thirrur nga opozita, qytetarët kanë filluar të grumbullohen përpara selisë së PD, por edhe në rrugët kryesore të kryeqytetit.

Shumë qytetarë pritet të mbërrijnë dhe nga rrethet, teksa një protestues nga Elbasani ka thënë se do jetë në krye të protestës edhe nëse rrezikon arrestimin sepse sipas tij “Edi Rama është një vrasë serial”.

“I bashkohem protestës sepse Rama është një vrasës serial për shqiptarët. Na ka çuar në fund fare. Unë si pensionist do jem në ballë fare. Le të më arrestojë se e ka zanat ai që i arreston.  Për arsye ekonomike do protestoj. Sepse Rama është vrasës serial. Nëse ka njeri në botë që është vrasës serial është Edi Rama i pari”, deklaroi ai.