Lugina e Vjosës është përfshirë në programin ‘Njeriu dhe Programi i Biosferës’. Tashmë pjesë e listës së trashëgimive të mbrojtura na UNESCO, Vjosa është përfshirë në Rrjetin Botëror të Rezervateve të Biosferës.
Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama me një postim në rrjete sociale teksa shkruan: “Vjosa është përfshirë zyrtarisht në programin ‘Njeriu dhe Biosfera’ si pjesë e listës së trashëgimisë botërore.”
Programi “Njeriu dhe Biosfera” është një program shkencor ndërqeveritar që synon të krijojë një bazë shkencore për përmirësimin e marrëdhënies midis njerëzve dhe mjedisit të tyre. Qëllimi i këtij programi është mbrojtja e ekositemeve natyrore të menaxhuara duke promovuar dhe zhvillimin ekonomik.
Tryeza e këtij programi u organizua me 27 maj pranë mjediseve të Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Humane, të qytetit të Korçës ku u diskutua për forcimin e marrëdhënieve bashkëpunuese për menaxhimin dhe rritjen e sipërfaqes së zonave të mbrojtura.
“Njeriu dhe Programi i Biosferës Me vendim të Këshillit Ndërkombëtar Koordinues të Programit mbi Njeriun dhe Biosferën, Lugina e Vjosës Shqipëri është caktuar për t’u përfshirë në Rrjetin Botëror të Rezervateve të Biosferës.
Tipet kryesore të ekosistemeve dhe peizazheve të botës janë të përfaqësuara në këtë Rrjet, i cili i është përkushtuar ruajtjes së diversitetit biologjik, nxitjes së kërkimit dhe monitorimit, si dhe synimit për të ofruar modele të zhvillimit të qëndrueshëm në shërbim të njerëzimit. Pjesëmarrja në Rrjetin Botëror lehtëson bashkëpunimin dhe shkëmbimet në nivelet rajonale dhe ndërkombëtare”, shkruhet në dokumentin zyrtar të publikuar nga Rama.
