Prania e policisë është shtuar në qendër të Tiranës, ku disa automjete të forcave të rendit janë pozicionuar në sheshin “Skënderbej”.
Gjatë ndërhyrjes së efektivëve, disa protestues janë shoqëruar, ndërsa lëvizjet e policisë vijnë pas tensioneve dhe përplasjeve të regjistruara gjatë protestës në kryeqytet.
Situata vijon të monitorohet nga forcat e rendit, në një kohë kur tubimi është shoqëruar me incidente në disa zona të Tiranës.
