Një gjykatë në Egjipt e dënoi me tre vjet burg ish-kryeministrin, Ahmet Nazif, lidhur me akuzat për korrupsion.


Gjithashtu, ai u urdhërua që të kthejë në arkat e shtetit edhe një pasuri prej 1,5 milionë dollarësh, të përfituar prej tij në mënyrë korruptive.

Nazif, i cili ishte kryeministër i Egjipti nga viti 2004 deri në trazirat që sollën rrëzimin e Mubarak, ishte akuzuar për keqpërdorim të pozitës për përfitime të paligjshme.


60-vjeçari ishte larguar nga detyra në janar të vitit 2011, në fillim të protestave, nga të cilat një muaj më vonë u përmbys Mubaraku dhe pikërisht në këtë periudhë edhe u arrestua për t’u vënë përballë akuzave për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

13 shtator 2012 (gazeta-Shqip.com)