Kanë diskutuar pasditen e sotme në studion e “Breaking” për vrasjen e Egli Progës dhe të rejat që kanë dalë rreth kësaj çështje, e cila vijon të mbetet e nxehtë për opinionin publik por dhe për drejtësinë.

Në studion e Top News me Dafina Hysën ka qenë të pranishëm avokati Edmond Petraj dhe gazetari Eraldo Harlica.

Pjesë nga intervista:

Edmond Petraj: Pas kqyrjes për herë të dytë në një pjesë të pamjeve janë vënë re disa lëvizje të dyshimta, ndërkohë që që dëshmia e autorëve të dyshuar ka marrë rrjedhë tjetër.

Eraldo Harlica: I akuzuari kryesor vazhdon arrestin me burg, ndërkohë që akuza mbetet e njëjtë.

Edmond Petraj: Kam përshtypjen që do kemi një rikualifikim të veprës.

Dafina Hysa: Pritet të ketë përgjegjësi për oficerët e policisë gjyqësore?

Eraldo Harlica: Ta akuzuarit janë shprehur që i kanë kërkuar policisë të lëvizië makinën dhe ata mbrohen pas këtij detaji.

Edmond Petraj: Mendoj që pas një muaj do të kemi një situatë tjerë dhe shpresoj të zbardhet e vërteta dhe të shihet me kujdes nëse janë apo jo ashtu sië janë pretenduar të vërtetat.

Eraldo Harlica: Para se të futeshim në emission po komunikoja me motrën e Progës dhe ajo ishte shumë e qetë