Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me vrasjen e ndodhur në Nikël.
Sipas informacioneve, ka qenë vetë autori ai që ka njoftuar policinë pas krimit. Viktima dhe autori mësohet se ishin fqinj, ndërsa mes tyre ekzistonte një konflikt i mëparshëm, detajet e të cilit ende nuk janë bërë të ditura.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave, ndërsa vijojnë hetimet për të sqaruar se si ka ndodhur ngjarja.
