Nikollë Ndoci, babai i të arratisurit nga paraburgimi i Durrësit, Altin Ndoci i akuzuar për 4 vrasje ishte sonte në lidhje direkte me studion e “Top Storyt”.
Ai shprehu se nuk ka asnjë dijeni se pse djali i tij kishte vendosur të arratisej, megjithatë ai tha se dyshon se i biri e ka ndërmarrë këtë veprim sepse nuk ka besim te drejtësia për shkak se ka 6 vite në paraburgim, sipas tij pa fakte.
Babai i bëri gjithashtu thirrje të birit që të dorëzohej sepse ishte i shqetësuar për të.
Kur u pyet nëse kishte pasur probleme shëndetësore, ai e pohoi dhe tha se kohët e fundit i kishte çuar disa herë.
“Ne si familje jemi të shokuar. Ka 6 vite që jemi të shokuar dhe të tronditur. Por këtë rast nuk e prisnim, siç erdhën rrethanat” u shpreh babai i tij.
Të ka thënë ndonjëherë që nëse drejtësia nuk vepron do të largohem?
Jo, kurrë nuk bëhet fjalë, por unë e dyshoj që për atë e ka bërë sepse mendon që nuk do vepron drejtësia sepse u bënë 6 vite në hetim tashmë, 6 vite paraburgim.
Sa herë kam shkuar atje të gjitha policët kanë zbatuar rregullat e tyre dhe isha i kënaqur me ta
6 vite në paraburgim sepse u akuzua për 4 vrasje në Durrës. Këto janë rrethana të paperceptueshme. Por erdhi koha që nuk po e kuptonim më që
Në dijeninë time duhet të marrë pafajësinë. Nuk ka asnjë lloj faji. Kur u bënë vrasjet ishte në shtëpi djali me mua. Por nuk më pëlqenin gazetarët që e bënin fakt të kryer që i ka kryer djali im vrasjet. Po na bëjnë shumë keq këta gazetarë.
Para 3 ditësh ka folur me të i dërgova ushqime dhe më tha jam shumë mirë.
Nuk e di fare ku është. Nuk kam asnjë sinjal. Biles ta gjejë policia dhe ose ta çojë atje ku ishte ose të ma sjellë në shtëpi, sepse në shtëpi ma morën.
Unë mendoj që djali e ka marrë këtë veprim sepse nuk beson te drejtësia.
Jam shumë i shqetësuar për djalin. Nëse më dëgjon tani do i thoja që babi të do shumë, jemi të tronditur të rraskapitur dhe të lodhur pas 6 vitesh pa asnjë përgjigje. Ama kurrë nuk i them që të mos të dorëzohet. Megjithëse nuk i besoj drejtësisë, më mirë të dorëzohet që ta di se ku është sesa këtu i shqetësuar.
Kishte probleme kohët e fundit me veshkat, infeksione të brendshme, shpesh i kam dërguar edhe ilaçe”, u shpreh Nikollë Ndoci, babai i të arratisurit.
