Mbrëmjen e sotme Top Story sjell pamje ekskluzive nga zemra e veriut, e po ashtu rrëfimet nga ministra dhe zyrtarë të Policisë së Kosovës. Grida Duma sjell pamje nga brenda vilës 6 milionë euro të Milan Radojçiç.

“Për të kuptuar veriun e Kosovës, duhet të shohësh këtë vilë. Mbi 6 milionë euro luks, pronë e Milan Radojçiç, njeriu që sundonte si guvernator i padeklaruar. Brenda saj kishte rrugë private që çonin drejt doganës, një bypass që kalonte ligjin, dhe mure që mbulonin një realitet të fshehtë.

Ky nuk është thjesht luks. Ky është pushtet paralel: një shtet brenda shtetit, ku ligji i Kosovës nuk ekzistonte. Vila e Radoiçiçit nuk është një rast i izoluar. Ajo është metafora e një realiteti të tërë: një veri që funksiononte me ligje të tjera, me struktura të tjera, një rrjet që i përgjigjej vetëm Beogradit.”