SPAK i ka miratuar kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliajt takime jo vetëm familjaret dhe me avokatin, Por edhe për arsye pune. Siç mëson ekskluzivisht gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, kërkesa për takime pune me kryebashkiakun e Tiranës është dorëzuar nga dy drejtorët Alban Dokushi dhe Sara Goxhaj.
Anëtarë të grupit të hetimit pohuan jo zyrtarisht se pasi kërkesa për takime pune është aprovuar dhe firmosur, do t’i njoftohet drejtorisë së përgjithshme të burgjeve që duhet ta përcjellë autorizimin në burgun e Durrësit ku Erjon Veliaj, i dyshuar për korrupsion në nëntë raste dhe pastrim parash po mbahet prej datës 12 shkurt.
Apelimi i avokatit të tij dërguar përmes postës, siç mëson Anila Hoxha, ka mbërritur ditën e djeshme në gjykatë dhe pritet që të hidhet shorti për të caktuar se kush do të jetë gjyqtari që do të shqyrtojë kërkesën.




