Një gafë e ish-sekretares së shtetit Yvette Cooper e shfrytëzuar maksimalisht në gjykatën e Apelit në Londër nga avokatët mbrojtës, nuk ka mundur të lirojë nga burgu të kërkuarit e drejtësisë shqiptare Edmond Haxhia dhe 4 britanikët e akuzuar si të përfshirë në vrasjen e Ardian Nikulajt.
Për të dytën ditë në Gjykatën e Apelit në Londër, këtë të Premte, është shqyrtuar kërkesa e palës mbrojtëse të Edmon Haxhisë dhe katër britanikëve për të bllokuar ekstradimin drejt Shqipërisë, si të akuzuar për vrasjen e Ardian Nikulajt në 2023.
Gazetari Top Channel Muhamed Veliu mëson se avokati mbrojtës i Edmond Haxhisë, përdori si kartë bllokuese të ekstradimit, një gabim të ish sekretares së shtetit Yvette Cooper, e cila firmosi ekstradimin e tyre në bazë të akuzave të mëparshme dhe jo ato të shqyrtuara dhe miratuara në Gusht 2024 nga gjyka Ëestmisnter e ekstradimeve.
Avokati Endmond Haxhisë i tha gjykatësit Mr. Justice Swift se:“E gjej shqetësuese në këtë rast që nuk ka asnjë shpjegim nga Sekretarja e Shtetit se pse ndodhi kjo. Pakujdesi? Një pakujdesi e tillë është shqetësuese, apo jo. Ky nuk është një ushtrim i vështirë. Unë bëra sugjerimin që ndoshta Sekretarja e Shtetit duhej të kishte lexuar vendimin e gjyqtarit kur lejoi ekstradimin. Ajo as nuk kishte nevojë ta bënte këtë, por të paktën të kuptonte se akuzat kishin ndryshuar.”
Nëse gjykatësi apelit Mr. Justice Swift do të pranonte këtë argument të mbrojtjes, atëherë Edmond Haxhia dhe 4 britanikët do të liroheshim automatikisht ditën e sotme duke rrëzuar kërkesën e shtetit shqiptarë për ekstradimin e tyre.
Por kjo nuk ndodhi. Mr. Justice Swift është tërhequr për një vendim i cili do të publikohet në javët në vazhdim që do të thotë se të kërkuarit me urdhra arresti lëshuar prej Prokurorisë së Lezhës, arrestuar në Angli, do të qëndrojnë në burg përvec Harriet Bridgeman e lirë me kusht, nën mbrojtje policore në një adresë sekrete.
Të enjten David Ball përfaqësuesi i shtetit shqiptarë në këtë proces kundërshtoi të gjitha pretendimet e mbrojtjes për mos të ekstraduar Edmond Haxhinë bashkë me britanikët Thomas Mithan, Harriet Bridgeman, Harry Simpson, Edmond Haxhia dhe Steven Hund.
Sipas Prokurorisë së Lezhës Edmon Haxhia është nën akuzë si organizatori vrasjes së Ardian Nikulajt.
Ndërsa katër britanikët akuzohen se erdhën si grup vëzhgimi duke i dhënë informacione Ruben Saraivës tashmë nën akuzë dhe në proces gjykimi në Gjykatën e Lezhës për vrasje.
Një tjetër argument bllokues i mbrojtjes ishte se paçka se shteti shqiptarë me firmën e ish ministrit të drejtësisë Ulsi Manja, garantoi mos të akuzuarin e tyre për gjakmarrje që parashikon burg përjetë, kjo sipas mbrojtjes nuk mjafton pasi gjykatësit janë të pavarur dhe nuk mund të ndikohen nga garancitë e qeverisë.
Top Channel
