Në çelje të fushatës elektorale kryesocialisti Edi Rama ka dhënë një intervistë ekskluzive për Top Channel duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu se si është konceptuar kjo fushatë elektorale.
Pjesë nga intervista:
Muhamed Veliu: Ju e keni etiketuar që në nisje të fushatës Berishën si buf, pse nuk e keni përmendur nongrata nga SHBA dhe Britania dhe pse keni zgjedhur Bashën që të dialogoni në distancë me stilin tuaj?
Rama: Nuk e kam etiketuar, e kam konstatuar, ajo që ka mbetur nga PD e kohës kur PD në ’92 ishte në kohën dhe vendin e duhur për të marrë një besim, është një kënetë ku janë grumbulluar mbetjet e historisë politike shqiptare dhe ku dihet se cila është shtysa dhe objektivi i gjithë asaj grumbullate, që është në funksion të një hallexhiu të madh, bufit.
Luli është një fenomen më vete i kësaj fushate dhe ju e dini që çdo fushatë ka dhe elementët e vet shumë serioze dhe ato humoristik, sepse politika nuk mund të jetë vetëm një luftë me vetulla të ngrysura ku njerëzit duhet të qeshin.
Muhamed Veliu: A do të fitoj një mandat Basha?
Rama: Nuk më duket se i ka forcat për ta bërë një gjë të tillë sepse dhe mënyra si e ka impostuar fushatën nuk lë shumë për të shpresuar.
Top Channel
