Në një operacion të koordinuar nga SPAK, është zbuluar një laborator kokainë në Qerekë të Fushë Krujës, ku droga nga Amerika Latine përpunohej dhe kthehej në një produkt të gatshëm për tregun shqiptar dhe atë evropian. Hetimi i nisur në vitin 2023 çoi në arrestimin e 8 personave, mes të cilëve edhe tre shtetas të huaj: dy venezuelianë dhe një kolumbian, të cilët ishin ekspertë të njohur në përpunimin e kokainës.
Prokuroria e Posaçme zbardhi detaje tronditëse për mënyrën e përpunimit të kokainës, ku përdorej lëkura e bagëtive për të ekstraktuar dhe përpunuar drogën. Kolumbianët dhe venezuelianët, me eksperiencën e tyre, siguronin suksesin teknik të operacionit, duke përdorur metoda të sofistikuara për të kthyer drogën e papërpunuar në një produkt të gatshëm dhe me cilësi të lartë.
Në pranga ranë gjithashtu shtetasit shqiptarë, të cilët ishin pjesë e grupit kriminal që operonte në Shqipëri. Ata janë identifikuar si Geis Fejsullai, Klajdi Birçe, Artion Caushllari, Endi Sejdini, Aldi Zonja, Ismail Abdurrahmani, dhe Baki Huqi./TCH