Sekretari i Këshillit Bashkiak i ka dërguar një letër kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliajt.

Në letrën e siguruar nga Top Channel, thuhet se ‘S’ka vendim për të ndaluar prezencën në mbledhje’. Në orën 16:00 do të mbahet mbledhja në Këshillin Bashkiak, ku do të votohet për shkarkimin e Veliaj nga detyra si kryetar i Bashkisë Tiranë.

“I nderuar Kryetar, në vijim të shkresës Tuaj nr. 32059/3 prot., datë 22.09.2025, sjellim në vëmendje se nga ana e Këshillit Bashkiak nuk ka asnjë vendim për ndalimin e prezencës Tuaj në këtë mbledhje dhe që do të çon kërkesën Tuaj për t’u njohur, për t’u dëgjuar, për t’u mbrojtur dhe për t’u dhënë shqarime në Mbledhjen e Këshillit Bashkiak Tiranë, e cila do të zhvillohet ditën e martë, datë 23.09.2025, ora 16:00.

Sa më sipër, ri përsërisim se në vijim të kërkesës Suaj për të qenë i pranishëm fizikisht në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, në rast pamundësie për të qenë prezent, Ju lutem që observacionet Tuaja t’i nisni me shkrim pranë Këshillit në mënyrë që të administrohen dhe të bëhen me dije në këtë mbledhje”, shkruhet në letër./ Top Channel