Salvatore Borsellino, vëllai i gjykatësit të famshëm Italian Paolo Borsellino, i cili sëbashku me Giovanni Falcone-n humbën jetën gjatë luftës kundër mafias, ka folur sot në një intervistë ekskluzive për gazetarin Thimi Samarxhiu në emisionin “Zona Zero” në Top News.
Si ka ndryshuar mafia me vdekjen e Toto Riina-s?
Ka ndryshuar shumë, filloi të ndryshonte që atëherë kur në Provenzano kishte zëvendësuar Riina-n. Se ishte një person që kishte më shumë prirje të negocionte me shtetin. Riina donte ta luftonte shtetin, e për këtë Provenzano ia dorëzoi Riina-n shtetit që ta merrte ai komandon. Dhe kjo strategji e re bëri që shteti ta mbronte për vite Provenzano-n. Mafia sot nuk njihet më. Është bërë financë, është në linjë për të kapur tenderat, për të depërtuar në administratën publike dhe ka shtrirë metastazat e veta kudo dhe është përhapur si tumor nga veriu në jug. Nuk ka asnjë territor sot në Itali që nuk është prekur nga Mafia. Më shumë se mafia, është Ndranghetta, që ia ka kaluar të gjithëve. Ky grup kalabrez ia ka kaluar të gjithëve dhe është shoqëria mbizotëruese në të gjithë vendin tonë. Jo vetëm në Itali, por edhe në shtete të tjera.
Ka bashkëpunim me shumë grupe kriminale në Shqipëri?
Sigurisht që po, Ndranghetta ka një karakter që të përhapet, ka aftësi sipërmarrëse tepër të lartë. Dhe mbi të gjitha janë të padepërtueshëm. Ka një strukturë ndryshe. Familjet mafioze janë familje ku futesh dhe si të thuash të pagëzojnë. Dhe kështu rriten. Ndërsa ato të Ndranghetta-s ka një lidhje anëtarësimi aty ka dhe lidhje gjaku. Kështu nëse dikush pendohet nuk tradhton vetëm anëtarët e grupit por dhe vetëm familjarët. E për këtë e kanë të vështirë të gjejnë të penduar.
Kush është më e egër: Cosa Nostra e Riina-s apo Ndranghetta sot?
Besoj se një mizori si ajo e Riina-s nuk krahasohet me asgjë. Jo vetëm elimioni armiqtë, por edhe miqtë për pushtetin. Shfarosi familjet e Palermos dhe të gjithë bashkëpunëtorët e drejtësisë. Besoj se më gjakatar se Riina nuk ka. Shumë bashkëpunëtorë të tij vendosën të bashkohen me shtetin se nuk pranonin metodat e Riina-s. Ai vriste këdo edhe fëmijët. Disa të penduar, Busheda por edhe të tjerë, dolën nga mafia dhe bashkëpunuan me shtetin se mendonin që ajo nuk ishte mafia e njerëzve të nderit. Ditën kur mafia vrau një djalë që ishte një prej nipave të Barramentit, pas kësaj vrasjeje ai vendosi të bashkëpunonte me Drejtësisë. Muttolo sot është njeri tjetër. Ka ndryshuar mënyrën e jetesës dhe sot ka dalë edhe nga mbrojtja që të bindë të gjithë që rruga e mafies të çon ose në vdekje ose në burg./gazeta shqip