Më herët policia arriti të gjente edhe armën e ftohtë me të cilin i ishte prerë koka, një kosë


Vrasja makabre e 18 vjeçares Ajshe Vata në Xhafzotaj të Durrësit u zbardh ditën e djeshme nga polica e qytetit bregdetar nga ku u vu në pranga autori i saj, 80-vjeçari Shaban Norja, fqinj i familjes Vata. Pas dëshmive të dhëna nga autori i ngjarjes, policia arriti të gjente ditën e djeshme edhe kokën e viktimës, ndërsa sot është arritur të gjendet edhe mjeti prerës, me të cilin 80-vjeçari i ka prerë kokën 18-vjeçares.


Sipas ekspertizës mjekoligjore rezulton se vdekja e vajzës ka ardhur nga plumbi në kokë, me të cilën është qëlluar fillimisht dhe më pas është bërë edhe gjymtimi i saj me shkëputjen e kokës përmes një kose.


Ndërkohë, nga analiza e ADN të embrionit që mbante në bark e reja, e cila ishte 11 javëshe shtatzënë, ka rezultuar një përputhje me ADN e autorit të krimit, gjë që vërteton dyshimet se fëmija që mbante në bark e reja ishte e të moshuarit Norja, ashtu siç ka pohuar edhe vetë i akuzuari gjatë dëshmisë në polici.


15 tetor 2012 (gazeta-Shqip.com)