Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana ka kryer ditën e sotme ekstradimin drejt Italisë të një 39-vjeçari shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga vendi fqinj.


Andi Sabri Agasi, nga Durrësi, ishte shpallur në kërkim nga shteti italian që në vitin 2005 për akuzën e “Trafikimit të lëndëve narkotike”.


Andi Agasi akuzohet se ka qenë pjesëtar i një organizate kriminale, e cila vepronte në fushën e trafikimit të drogës në zonën e Emilia Romanjës, Itali, gjatë vitit 2005. Arrestimi i këtij shtetasi si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Romën u bë me qëllim ekstradimi e tij drejt Italisë

15 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)