Dy shtetas shqiptarë të shumëkërkuar nga drejtësia pritet të ekstradohen sot nga Dubai drejt Shqipërisë, falë bashkëpunimit të ngushtë me autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe.
Bëhet fjalë për:
Dashnor Dumani, i vëllai i kreut të SPAK, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe i akuzuar për vrasje dhe grabitje me armë.
Armis Stafa, i dyshuar për pastrim parash në Elbasan në kuadër të grupit kriminal Çopja.
Të dy personat janë nën hetim nga Gjykata e Posaçme dhe pritet të përballen me drejtësinë shqiptare.
